Henry: Më nuk po e njoh Arsenalin
Thierry Henry ka thënë se ai më nuk po e njeh Arsenalin, pas përfshirjes në Super Ligën Evropiane.
Arsenali ishte në mesin e 12 klubeve themeluese, derisa planet për ligën kontraverse u zyrtarizuan javën e kaluar, duke nxitur reagime të vrazhda publike, transmeton Periskopi.
Presioni nga fansat dhe figurat e larta nxiti gjashtë klubet e Premier Leagues të tërhiqen, së bashku me Interin dhe Atletico Madridin, por prapë pati protesta masive jashtë ‘Emirates’.
”Nuk po e njoh klubin dhe atë që ndodhi tash, me tentativën për t’iu bashkuar një lige që do të ishte e mbyllur, nuk ka kuptim për mua,” tha ai.
”Ata e kanë udhëhequr klubin si kompani, jo klub futbolli, dhe ata treguan dorën.
”Ndoshta është mungesa e të kuptuarit koren e vlerave të futbollit dhe ndoshta paraja ishte tundim shumë i madh. Ckado që ishte, gabuan. Gabuan keq.
”Isha i shokuar si shumica e njerëzve dhe nuk po mund ta besoja atë që po ndodhte. Nuk kam folur kurrë më parë, por ajo që ndodhi së fundmi më bëri të kuptoj se është klubi i fansave. Ky është klubi juaj dhe jam poashtu fans i Arsenalit.
”Jam krenar me atë që kanë arritur fansat. Jo vetëm fansat e Arsenalit, të gjithë fansat. Rezultati ishte fitore për futbollin.” /Periskopi.com/