Milani ultimatum të prerë Donnarummas: Pranoje ose lëre, ke kohë të vendosësh deri më 23 maj
Sipas ‘Tuttosport’, Milani nuk do ta rritë ofertën e kontratës së re për Gigi Donnarumman dhe pret një vendim deri më 23 maj më së largu.
Donnarummas i skadon kontrata në qershor dhe sipas shumë raporteve, ai tashmë ka refuzuar dy oferta për vazhdim të kontratës nga ‘Rossonerët’, transmeton Periskopi.
Milani nuk dëshiron ta ngrisë ofertën prej 8 milionë eurove në sezon, që është 2 milionë më e lart se paga aktuale e Donnarummas.
Sipas ‘Tuttosport’, Milani e ka informuar agjentin e lojtarit, Mino Raiola se pret një vendim përfundimtar deri në fund të sezonit.
Donnarumma do të luajë në Euro me Italinë dhe ‘Rossonerët’ janë në dijeni se ai nuk do të mund të diskutojë rreth kontratës gjatë kompeticionit të verës.
Klubi dëshiron të planifikojë të ardhmen dhe i duhet një përgjigje definitive nga portieri deri në përfundim të sezonit në Serie A më 23 maj.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, klubi tashmë është futur në bisedime me portierin e Lille, Mike Maignan.
Francezi thuhet se është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Donnarumman, nëse ky refuzon ta vazhdojë kontratën në ‘San Siro’. /Periskopi.com/