Werderi pësoi humbjen e shtatë rresht, Rashica më i miri në fushë për skuadrën e tij
Skuadra e Rashicës, Werder Bremeni sot pësoi humbjen e shtatë radhazi në Bundesligë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në udhëtim te Union Berlini, shkruan Insporti.
Sulmuesi kosovar, Milot Rashica ishte titullar dhe luajti tërë ndeshje, teksa u vlerësua me notën 7.2, duke u vlerësuar kështu më së larti te skuadra e tij.