Neurologët thonë se kjo është stërvitja më e mirë për trurin
Ushtrimet dhe aktiviteti fizik janë të rëndësishme për shëndetin e trurit dhe kjo nuk është ndonjë fakt që thuhet për herë të parë. Aktivitetet fizike gjenerojnë neurone të reja në zonën e trurit që lidhet me kujtesën, të mësuarit dhe emocionet. Por kur bëhet fjalë për llojin e lëvizjeve – si vrap, squats, yoga etj. – a ka ndonjë që mbizotëron?
Neurologët Dean Sherzai dhe Ayesha Sherzai thanë për MindBodyGreen Health se ushtrimi më i shëndetshëm për trurin është ai që ju doni më shumë, por nëse do duhej të zgjidhnin të preferuarin e tyre, do të ishte ngjitja e shkallëve.
Sipas çiftit, ngjitja e shkallëve është ushtrimi më i mirë. Hulumtimet tregojnë se përdorimi i këmbëve, veçanërisht në ushtrimet me peshë, dërgon sinjale në tru që janë thelbësore për prodhimin e qelizave nervore të shëndetshme.
Në studim tjetër i vitit 2015 tregoi se nga 324 gra të shëndetshme të moshuara, ato me fuqi më të fortë te këmbët kishin më pak ndryshime të trurit të lidhura me plakjen. Ky ushtrim është më i mirë për trurin, pasi rrit rrahjen e zemrës dhe pompon më shumë oksigjen në tru.
Por, për sa kohë duhet t’i ngjisni shkallët? Nuk ka ndonjë afat të caktuar, por neurologët thonë se në momentin që ju rreh më shpejt zemra ose po djersitni dhe keni pak vështirësi në frymëmarrje, ia keni dalë me sukses.