Gjyqtarët e xhiros së 30-të, ja kush e drejton derbin Drita – Prishtina
Superliga e Kosovës do të vazhdojë me ndeshjet e javës së 30-të në fundjavë.
Tashme është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë xhiro.
Në ndeshjen kryesore mes Dritës dhe Prishtinës, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Gramos Shala me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti.
Në ndeshjen tjetër interesante mes Ballkanit dhe Gjilanit, gjyqtar kryesor është Visar Kastrati. Ai do të asistohet nga Besnik Morina, Granit Hyseni.
Drenica – Feronikeli i është besuar Selim Isufit, ndërsa Llapi – Trepça ’89 do të drejtohet nga Besfort Kosumi.