Zyrtare: Barcelona nuk tërhiqet nga Super Liga Evropiane

Zyrtare: Barcelona nuk tërhiqet nga Super Liga Evropiane

Barcelona ka dalë me komunikatë zyrtare rreth Super Ligës Evropiane.

Barcelona në një komunikatë zyrtare theksoi se klubi është në dijeni të brengosjeve të tifozëve të futbollit, por se sipas analizave të klubit, tejkalmi i situatës ekonomike do të ishte më i lehtë dhe se ndryshimet duhet të ndodhin në futboll.

Më tej, Barça theksoi se të gjithë mbajtësit e aksioneve të klubit janë të rëndësishëm dhe pa një vendim gjithëpërfshirës nuk do të merret asnjë vendim.

Sidoçoftë, Barcelona thekson që sipas Gjykatës së Drejtësisë nuk ndalohet krijimi i një formati të ri, dhe nevoja për këtë gjë është ende dhe se klubi do të analizojë në të ardhmen opsionet e mundshme.

“Duke pasur parasysh reagimin e publikut që projekti i Superligës Evropiane ka gjeneruar në shumë dhe shumë sfera të ndryshme, nuk ka dyshim që FC Barcelona vlerëson se kërkohet një analizë shumë më e thellë e arsyeve që e kanë shkaktuar këtë reagim në mënyrë që të rishikohet, nëse është e nevojshme, dhe në masën e kërkuar, propozimi siç është formuluar fillimisht dhe zgjidh të gjitha ato çështje, gjithmonë për të mirën e interesit të përgjithshëm të botës së futbollit”, u tha në deklaratë.

“Një analizë e tillë e thelluar kërkon kohë dhe qetësi të nevojshme për të shmangur ndërmarrjen e ndonjë veprimi të nxituar”, deklaroi Barcelona.

Më poshtë mund të shihni komunikatën e plotë të Barcelonës.

Shpërndaje në: