Kur Ross Barkley u shndrrua në artist të idiotizmit duke festuar ende pa e futur topin në rrjetë
Karriera e Ross Barkleyt ka stagnuar prej kur u largua nga Evertoni për t’iu bashkuar Chelseat më 2018.
Mesfushori anglez shikohej si Paul Gascoigne i ardhshëm, pas paraqitjeve brilante me ‘Toffees’ si një i ri i guximshëm, transmeton Periskopi.
Por këto ditë ai është larg të qenurit ai i vjetri. Barkley e ka kaluar sezonin 2020/21 si i huazuar tek Aston Villa dhe pavarësisht startit impresiv, 27-vjeçari ka pasur vështirësi me konsistencë.
Marrë parasysh moshën e tij, është e vështirë ta paramendojmë Barkleyn që të shpërthejë në të ardhmen dhe ta përmbushë potencialin që e kishte dikur.
Është vërtetë mëkat, por të paktën mesfushori i lindur në Liverpool dhuroi disa paraqitje drithëruese për Evertonin, përfshirë një gol sensacional kundër Manchester Cityt më 2014.
Barkley gjithashtu dhuroi edhe momente arrogance të nivelit elitar gjatë kohës së tij në ‘Goodison Park’.
Gjatë një fitoreje 6-3 kundër Bournemouthit në shkurt të vitit 2017, anglezi vendosi të bënte diçka që pak futbollistë do ta kishin guximin ta bënin.
Me Evertonin që po avanconte 5-3 në kohën shtesë, Barkleyt iu prezantua një mundësi e artë që të shënonte golin e gjashtë.
Ai kaloi portierin e Bournemouthit, Artur Boruc dhe me portën e hapur, Barkley vendosi të festonte golin ende pa e bërë gjuajtjen.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/