Kur Messi u mundua ta ndalte Kakan por dështoi mjerisht dhe u dorëzua në gjysmë të rrugës

Kur Messi u mundua ta ndalte Kakan por dështoi mjerisht dhe u dorëzua në gjysmë të rrugës

Kaka është padyshim një prej mesfushorëve më të mirë të gjeneratës së vetë.

Braziliani, i cili kaloi katër vite me Real Madridin por mbahet mend më së shumti për dy periudhat e tij te Milani, ku arriti kulminacionin e formës, transmeton Periskopi.

Kaka madje arriti ta fitojë ‘Topin e Artë’ në vitin 2007, duke mposhtur konkurrencën e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, pasi fitoi Champions Leaguen me Milanin.

Kur flasim për Messin, argjentinasi nuk do ta harrojë kurrë shpejtësinë e jashtëzakonshme që kishte Kaka në formën më të mirë.

Kaka shënoi një prej golave më të mirë në karrierë derisa po luante për Brazilin kundër Argjentinës në një miqësore në ‘Emirates’ më 2006.

Në minutat e fundit, Kaka ia mori topin Messit thellë në pjesën e fiushës së Brazilit, para se të fillonte një vrapim sensacional.

Messi në mënyrë të dëshpëruar u mundua ta zinte, por braziliani ishte thjesht shumë i shpejtë për të, madje edhe me top në këmbë.

Secilën prekje që ai e bëri ishte perfekte. Ai vazhdoi tutje para se të qëllonte rrjetën.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: