Laporta thyen heshtjen, këmbëngul se Super Liga është ‘absolutisht e nevojshme’

Laporta thyen heshtjen, këmbëngul se Super Liga është ‘absolutisht e nevojshme’

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se Super Liga Evropiane është nevojë e domosdoshme.

Ai ka folur për herë të parë që prej kur u bë e ditur se janë thurur planet për kompeticionin kontravers.

”Super Liga është absolutisht e nevojshme. Ne jemi mbështetës të ligave nacionale dhe do të flasim me UEFA-n,” tha ai në ‘TV3’, transmeton Periskopi.

”Ne jemi në pozitën e maturisë. Është nevojë, por fjalën e fundit do ta thënë anëtarët.

”Klubet e mëdha kontribuan shumë dhe ne duhet të marrim pjesë në distribuimin ekonomik.”

Duke folur për vetë Super Ligën, Laporta tha se duhet të përmbajë vlera të veçanta sportive.

”Duhet të jetë një kompeticion atraktiv, bazuar në meritat sportive,” shtoi ai.

”Ne jemi të hapur të fillojmë dialogun me UEFA-n. Mendoj se do të ketë mirëkuptim.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: