Gazetari kosovar ngulmon e ngulmon në themelimin e Super Ligës Evropiane

Gazetari kosovar ngulmon e ngulmon në themelimin e Super Ligës Evropiane

Megjithëse Super Liga Evropiane e futbollit tashmë ka marrë fund, pas tërheqjes së ekipeve nga Premier Liga e Anglisë, gazetari kosovar Andin Lokaj vazhdon të jetë ndër promotorët kryesorë të saj në Kosovë.

Prej 20 prillit, Lokaj që është një ndër gazetarët më të respektuar në vend, ka bërë 9 postime në profilin e tij në Facebook ku ngulmon në themelimin e kësaj lige.

“Siç po shihet, asgjë s’po duket…” – ka shkruar Lokaj pasi ka shpërndarë një artikull ku shkruhet “Pse Barça nuk po tërhiqet nga Super Liga?”

“Të gjithë po mendojnë që Superliga evropiane morri fund. No No. Ky ishte vetëm një testim i opinionit. Pasi të ftofet situata në një mënyrë apo tjetër Superliga do të themelohet, në të kundërtën klubet do të kollapsojnë financiarisht.” – shkruan në njërin nga postimet, Lokaj, përcjell Periskopi.

Kjo garë elitare është denoncuar ashpër nga tifozët e futbollit, gazetarë të njohur e ish futbollistë legjendarë. /Periskopi

Shpërndaje në: