Batatina shpërblen skuadrën e Llapit me iftar pasi siguroi finalen e Kupës së Kosovës
Llapi ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës pasi mposhti Prishtinën në gjysmëfinale, shkruan Periskopi.
Skuadra e Llapit arriti që të mposhtë skuadrën e Prishtinës me rezultat të përgjithshëm 5-4 nga dy ndeshjet gjysmëfinale.
Skuadra pas ndeshjes ka ngrënë iftarin në restorantin e një nga sponsorëve të klubit.
Kjo është hera e dytë që Llapi është në finale prej se Kosova është pranuar në UEFA.
Në herën e parë ata ishin mposhtur nga Besa e Pejës pas penalltive, kurse këtë vit kërkojnë fitoren kundër skuadrës nga Liga e dytë, Dukagjinit.