Interi vazhdon pa fitore, ndalet edhe nga Spezia
Spezia ka arritur që të marrë pikë nga lideri i Serie A, Interi, duke barazuar 1-1 pas 90 minutave.
Diego Farias (Spezia) ishte lojtari që hapi llogarinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 12-të,.
Interi reagoi në përfundimin e pjesës së parë, duke barazuar shifrat me anë të Ivan Persicit.
Në pjesën e dytë, Interi arriti që të krijojë disa raste, mirëpo pa sukses.
Një gol i shënuar nga Romelu Lukaku në minutën e 85-të është anuluar si rezultat i pozitës jashtëloje.
Me këtë barazim, Interi janë në kuotën e 76 pikëve dhe kanë 10 pikë më shumë sesa Milani.