Andin Lokaj: Mos u mashtroni të mendoni se Super Liga Evropiane ka marrë fund
Planet për Super Ligën Evropiane kolapsuan totalisht mbrëmë respektivisht sot.
Iniciativa që ngriti në këmbë gjithë botën e futbollit përfundoi pas rreth 72 orëve nga zyrtarizimi, falë edhe presionit të jashtëzakonshëm nga jashtë, shkruan Periskopi.
Pas largimit të gjashtë klubeve angleze, Super Liga doli me komunikatë ku nuk e konfirmoi përfundimisht megjithatë shuarjen, potencoi se planet njëherë përnjëherë janë pezulluar.
Mirëpo, rijetësimi i kësaj ideje nuk përjashtohet si mundësi në të ardhmen dhe i bindur se kjo do të ndodhë është edhe gazetari dhe kolumnisti i rregullt i Periskopit, Andin Lokaj.
Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se eventet e fundit janë vetëm test për opinionin dhe se ideja është larg të shthuret.
”Të gjithë po mendojnë që Superliga evropiane morri fund. No No. Ky ishte vetëm një testim i opinionit. Pasi të ftofet situata në një mënyrë apo tjetër Superliga do të themelohet, në të kundërtën klubet do të kollapsojnë financiarisht,” (pa ndërhyrje), ka shkruar Lokaj. /Periskopi.com/