Liverpooli klubi më i përçarë nga Super Liga, Klopp i zhgënjyer: Nuk e di si do të këndellemi nga kjo
Fansat e Liverpoolit ishin të ngazëllyer, natyrisht, kur u konfirmua të martën mbrëma se klubetkanë anuluar planet për Super Ligën Evropiane.
Ishin 48 orë të çmendura për klubin dhe fansat besnikë, me përfshirjen e ‘Të Kuqve’ që u bë zyrtare vetëm të dielën e kaluar, transmeton Periskopi.
Trajneri, Jurgen Klopp dhe futbollistët e tij – veçanërisht James Minler – ishin pyetur rreth çështjes para ndeshjes kundër Leedsit të martën mbrëma.
Ata u përgjigjën në mënyrë perfekte, duke e bërë të qartë se nuk janë të lumtur me iniciativën.
Fatmirësisht tashmë planet janë anuluar, mirëpo dëmet tashmë janë shkaktuar te Liverpooli.
Siç raportohet nga ‘Independent’, marrdhënia mes Kloppit dhe lojtarëve është dëmtuar, me lojtarët që janë të shokuar ende nga lajmi. Madje, ata e kishin konsideruar opsionin që të marrin këshilla ligjorë.
Stafi që nuk merret me çështjet e skuadrës së futbollit poashtu nuk u njoftua fare për zhvillimet.
Një burim ka thënë: ”Super Liga e ka dëmtuar Liverpoolin më shumë se të tjerët. Imazhi i klubit është krejtësisht i kundërt me atë që po ndodhë, apo jo?”
Dhe me shqetësim shtoi: ”Nuk e shoh si mund të kthehemi nga kjo.”
Informacioni që vjen nga brenda klubit është jashtëzakonisht shqetësues, por raporti i ‘Independent’ shton se Henry mund ta shesë klubin pas rënies së Super Ligës./Periskopi.com/