Eleminon Prishtinën, Llapi në finale të Kupës së Kosovës
Llapi ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës, pasi mposhti Prishtinën në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-4, shkruan Periskopi.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina u tregua më e mirë dhe kësisoj siguroi kualifikimin tutje.
Ishte Gavazaj që zhbllokoi rezultatin duke realizuar nga pika e bardhë qysh pas pesë minutave (5′), por vendasit u këndellen shpejtë dhe barazuan rezultatin përmes Ahmed Januzit (16′).
Prishtina e riktheu epërsinë në 1-2 përmes Mërgim Pefqelit i cili realizoi gol të bukur.
Llapi barazon në 2-2 përmes Muhamed Hysenit dhe me këtë gol u mbyll ndeshja e dytë me rezultat 2-2.
Skuadra llapjane fitoi 3-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku tani pret fituesin e takimit Dukagjini – Istogu për të mësuar kundërshtarin e finales.