Çfarë duhet të hani në mëngjes për tu dobësuar?
Ekspertët këmbëngulin se dietat që nuk përfshijnë vaktin e mëngjesit kanë 100% më shumë gjasa të dështojnë dhe se përpjekjet për të rënë në peshë do rezultojnë të pasuksesshme.
Por pse është kaq i rëndësishëm mëngjesi në një dietë?
Njerëzit të cilët nuk hanë mëngjes kanë tendencë të ushqehen shumë gjatë ditës.
Mëngjesi rregullon nivelet e glukozës në gjak dhe na bën të mos ndihemi të uritur.
Ushqyerja e duhur në mëngjes përmirëson shëndetin mendor dhe ul ndjesinë e lodhjes.
Por që mëngjesi ynë të jetë i dobishëm, duhet të bëhen zgjedhjet e duhura.
Shihni më poshtë ushqimet që rekomandohen nga ekspertët për mëngjes.
Drithëra integrale
Studimi i botuar në Revistën “American Journal of Clinical Nutrition” ka treguar se ngrënia e drithërave mund të çojë në rritjen e energjisë,që do të thotë ju keni mjaftueshëm energji për tu ushtruar dhe kështu për të djegur kaloritë e tpërta.
Drithërat janë të pasura me vitamina që janë përgjegjëse për kontrollimin e peshës sonë.
Vezët
Miti i vjetër se konsumimi ditor i vezëve ka efekte anësore në organizëm nuk është i vërtetë. Sipas studimeve,vezët janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe do t’ju mbajnë të ngopur për shumë orë.
Produktet e qumështit
Produktet e qumështit furnizojnë trupin me kalcium dhe energji për të përballuar një ditë të gjatë.
Qumështi dhe kosi kanë kalori minimale, veçanërisht nëse janë me pak yndyrë dhe përfitimi është i shumëfishtë.
Ekspertët kanë treguar se konsumimi ditor i qumështit dhe kosit zvogëlon kaloritë që konsumojmë gjatë ditës, ndërsa rregullon nivelet e glukozës në gjak.
Nuk është rastësi se një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregoi se 60% e adoleshentëve që nuk konsumonin qumësht për mëngjes kishin më shumë mundësi të kalonin në mbipeshë.