Teknika e tundjes së trupit: Ç’është dhe pse duhet ta bëni shpesh
Përjetimi i stresit është i pashmangshëm. Pavarësisht përpjekjeve tona, ai mund të vijë nga ngjarjet e papritura të çdo dite: duke nisur që nga prezantimi i një projekti në punë e deri tek një ngjarje traumatike që ndryshon rrjedhën e gjërave.
Sigurisht, çfarë mund të bëjmë është të përpiqemi ta reduktojmë atë përmes metodave të ndryshme, duke bashkëpunuar me trupin dhe mendjen në të njëjtën kohë. Me siguri, keni dëgjuar pak për teknikën e “tundjes së trupit”.
Çfarë është kjo?
Vibrimi/tundja e trupit është një metodë që sipas ekspertëve ndihmon në reduktimin e ankthit dhe stresit. Duke vënë në lëvizje trupin, ju çlironi tensionin e muskujve, digjni adrenalinën e tepërt dhe qetësoni sistemin nervor.
Si funksionon?
Sistemi nervor autonom rregullon proceset e trupit ku përfshihen:
1. Presioni i gjakut
2. Frymëmarrjen
3. Temperaturën e trupit
4. Metabolizmin
5.Sistemin tretës
Kur trupi përjeton stres, sistemi nervor autonom ndihkohet dhe pasojat përçohen tek funksionet më lart. Teknika e dridhjes së trupit do t’ju vinte në ndihmë për të lehtësuar sistemin nervor dhe për të sjellë trupin në qetësinë e mëparshme.
Cilat janë përfitimet e tjera të kësaj teknike?
Mund t’ju ndihmojë të menaxhoni më mirë gjendjet emocionale (afatgjata dhe ato afatshkurtra). Duke reduktuar stresin ju gjithashtu mund të parandaloni simptomat e ankthit, traumave apo depresionit.
Si ta bëni?
Terapia e tundjes mund të bëhet si në këmbë ashtu edhe ulur. Fokusohuni në pjesë të veçanta të trupit, përqëndrohuni aty dhe tundini. Sado e çuditshme apo çmendur të duket, vazhdoni ta bëni, por ndërkohë mos harroni frymëmarrjet e thella.
Para manifestimit të kësaj teknike, pyesni veten:
1. Si është të jesh brenda trupit tim?
2. Si ndihej trupi dhe emocionet e mia para se ta bëja këtë?
3. Po tani që e bëra, si ndihen?
Përsëritini vibrimet në secilën këmbë, kofshë dhe pastaj në të gjithë trupin. Tundja duhet të përfshijë kokën, gishtat dhe çdo pjesë tjetër, por për ta patur më të qartë, hidhini një sy videos më poshtë.