Zyrtare: Man United dhe Arsenali tërhiqen nga Super Liga Evropiane
Manchester United dhe Arsenali i janë bashkuar Manchester Cityt, Liverpoolit dhe Tottenhamit në tërheqjen nga planet për Super Ligën Evropiane, shkruan Periskopi.
Vetëm edhe Chelsea ka mbetur nga Anglia ende pa reaguar me komunikatë zyrtare për tërheqje nga kjo ligë kontraverse.
Të fundit që kanë dalë me komunikata janë United dhe Arsenal, të cilat kanë njoftuar opinionin se nuk do të jenë pjesë e grupit themelues të kompeticionit të pavarur të Florentino Perezit. /Periskopi.com/