Tuchel fajëson Super Ligën pse Chelsea nuk fitoi kundër Brightonit: Lojtarët ishin të shpërqëndruar
Chelsea nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim pa gola kundër Brightonit në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.
Ky takim erdhi në rrethana të vështira për ‘Të Kaltërit’, të cilët janë pjesë e 12 klubeve themeluese të Super Ligës kontraverse të Evropës, shkruan Periskopi.
Para ndeshjes, autobusi i skuadrës londineze mezi u lejua të futej brenda territorit të stadiumit, pasi fansat i kishin bllokuar rrugët me protesta kundër iniciativës.
E kjo u vërejt qartë në performancën e Chelseat, e cila krijoi shumë pak, në fakt më së paku në një ndeshje prej ardhjes së Tuchelit.
Se skuadra e tij ishte e shpërqëndruar nga kjo situatë e pranoi edhe Tuchel.
”Unë u ndikova dhe mendoj se edhe lojtarët u ndikuan,” tha ai.
”Askush nuk na pyeti për ndeshjen më herët. Ne u munduam të krijojmë një atmosferë fitoreje por nuk arritëm.” /Periskopi.com/