Mediumi prestigjioz spanjoll: Ka përfunduar takimi i 12 klubeve, vetëm Man City është tërhequr
Raporti i fundit rreth Super Ligës Evropiane potencon se 12 klubet e përfshira tashmë kanë zhvilluar një takim dhe vetëm Manchester City është tërhequr.
Edhe pse pati disa raportime se klube të ndryshme sikurse Barcelona, Chelsea dhe Atletico Madrid janë larguar nga Superliga, një gjë e tillë nuk duket të ketë ndodhur.
Manchester City është klubi i vetëm që ka dhënë dorëheqje për t’u larguar nga kjo garë, sipas gazetës spanjolle COPE.
COPE gjithashtu njofton se Chelsea nuk ka thënë se do të largohet, thjeshtë ka shprehur dyshime mbi këtë Superligë.
? Informa J. A. Alcalá
? Termina la reunión telemática de los 12 clubes de la Superliga
✅ @FCBarcelona y @Atleti siguen en el proyecto
❌ El @ManCity anuncia su salida
??????? El @ChelseaFC no ha confirmado que se vaya pero ha expresado sus dudas sobre la solidez del proyecto pic.twitter.com/77sIjwnF2Y
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) April 20, 2021