Reagon presidenti i UEFA-s pasi Man City tërhiqet zyrtarisht nga Super Liga Evropiane
Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA, Aleksander Ceferin ka dhënë verdiktin e tij pas largimit të Man Cityt nga planet për formimin e Super Ligës Evropiane.
Ai ka thënë se ndjehet i kënaqur për largimin e Man Cityt nga kjo ligë dhe madje i ka uruar ‘rikthimin’ në familjen evropiane të futbollit.
Ceferin: «Unë jam i kënaqur të mirëpres Manchester City përsëri në familjen evropiane të futbollit. Ata kanë treguar inteligjencë të madhe në dëgjimin e shumë zërave për një largim të tillë- më së shumti tifozëve të tyre”, ka thënë ai.
Tutje, presidenti i UEFA-s ka lavdëruar klubin e Man Cityt dhe është shprehur kështu: “Jam i lumtur që do të punojë me ta në të ardhmen”.
Klube të shumta evropiane raportohet të jenë larguar nga Superliga, mirëpo vetëm Man City është deklaruar zyrtarisht.