Zyrtare: Man United konfirmon largimin e Ed Woodwardit
Manchester United ka njoftuar sot se nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward do të tërhiqet nga roli i tij në fund të vitit 2021.
Woodward u bashkua me United në 2005 dhe u bë nënkryetar ekzekutiv në 2012, ku është shprehur pas largimit shumë krenar që ka shërbyer për Man Utd.
Ai tutje ka thënë se ndjehet i sigurt me ndryshimet që kanë bërë në fushë dhe me stafin e trajnerëve të futbollit në vitet e fundit.
Dëshira e vetme e Woodward është që klubi të fitonte Premierligën gjatë mandatit të tij, mirëpo është i sigurt se një gjë e tillë do të ndodhë në të ardhmen.
Ai do të largohet nga klubi në përfundimin e këtij sezoni, ku në fund të njoftimit falenderojë edhe tifozët e klubit.
“Unë do të doja të falënderoja tifozët e pasionuar të United për mbështetjen e tyre gjatë kohërave të mira dhe të këqija. E di që kjo ka qenë një periudhë sfiduese në historinë tonë, por mbështetja juaj për ekipin nuk ka qenë kurrë në dyshim”, ka përfunduar ai.
Club statement.
— Manchester United (@ManUtd) April 20, 2021