Shuma marramendëse që e fitoi Mourinho nga shkarkimet nëpër klubet evropiane
Sot u njoftua për shkarkimin e Jose Mourinhos nga Tottenham Hotspur.
“Special One” lirohet nga detyra pas 17 muajsh si drejtues i klubit anglez.
Mirëpo, ky shkarkim do t’i kushtoj “Spurs”-ave plotë 30 milionë funte, për shkëputje të parakohshme të kontratës.
Portugezi në përgjithësi ka fituar 93.5 milionë funte nga shkarkimet në ekipet e ndryshme të Evropës që nga viti 2007.
Para 14 vitesh, Chelsea pagoi faturën prej 18 milionë eurove për shkarkimin e tij, derisa Real Madridi në vitin 2012 pagoi 17 milionë funte, e Manchester Unitedi 15 milionë.
Chelsea u “dogj” sërish prej 12.5 milionë funteve kur e shkarkoi Mourinhon në vitin 2015.