Nipi i Bill Shanklyt dëshiron që statuja e legjendës të largohet jashtë ‘Anfieldit’ pasi ndihet i turpëruar nga klubi

Nipi i Bill Shanklyt dëshiron që statuja e legjendës të largohet jashtë ‘Anfieldit’ pasi ndihet i turpëruar nga klubi

Nipi i Bill Shanklyt thotë se ai është i frustruar dhe i turpëruar nga vendimi i Liverpoolit për t’iu bashkuar Super Ligës Evropiane.

Chris Carline, 39-vjeçar, dëshiron që statuja e famshme e gjyshit të tij të largohet nga ‘Anfield’, transmeton Periskopi.

Nipi i Shanklyt, i cili drejton fondacionin Shankly të bamirësisë dhe është drejtor në ‘Shankly Hotel’, beson se pronarët e klubit ‘FSG’, i kanë tradhtuar vlerat dhe etikën e legjëndës.

p1f3nhstlv1lnl135m16g1uih1ppkb.jpg

”Jam i frustruar dhe i turpëruar. Kur flasim për klubin e Liverpoolit dhe rrugët e historisë, ju mund t’u referoheni tetë apo nëntë thënieve të gjyshit të cilat janë relevante me këtë situatë – socializmin, lakminë dhe lutjen e shenjtë – por gjithashtu mendoj për një prej komenteve më pak të njohura. Është nga libri i tij, kur foli rreth afrimit të klubit me fansat dhe fansat me klubin. Dhe ai e bëri këtë.

”Nuk është nëndeklaratë të them se ai do të rrotullohej në varr me situatën aktuale sepse nuk ka mundur si të largohej më shumë nga etika e tij.

”Marrë parasysh këtë, me kënaqësi do ta largoja statujën e tij. Ajo që dhemb më shumë është që Liverpooli ka histori dhe traditë, të krijuar nga ai, duke bërë gjërat e duhura dhe të qenurit një prej gjashtë klubeve që po bën presion për këtë ligë është e papranueshme.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: