Zyrtare: Bayern Munich vendos përfundimisht rreth Super Ligës Evropiane

Zyrtare: Bayern Munich vendos përfundimisht rreth Super Ligës Evropiane

Bayern Munich edhe zyrtarisht ka dalë me komunikatë kundër Super Ligës Evropiane, që e ka ngritur botën e futbollit në këmbë.

Ata para pak minutave lëshuan një komunikatë ku treguan vendimin e tyre, vendim që paraprakisht dje e kishte paralajmëruar edhe Karl-Heinz Rummenigge.

“Anëtarët dhe tifozët tanë refuzojnë Superligën Evropiane. Është dëshira jonë si FC Bayern dhe qëllimi ynë që klubet evropiane të jetojnë këtë garë të mrekullueshme dhe emocionuese të Ligës së Kampionëve dhe ta zhvillojnë atë së bashku me UEFA-n. FC Bayern i thotë jo Superligës” – thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.

Përveç Bayernit, edhe PSG dhe Dortmund kanë dalur kundër këtij kompeticioni.

Shpërndaje në: