Man City ia ndërpren në mes Guardiolas konferencën për shtyp pasi kritikoi brutalisht Super Ligën Evropiane
Pep Guardiola është treguar jashtëzakonisht i sinqertë për Super Ligën Evropiane.
Të dielën mbrëma, Manchester City u konfirmua si një prej 12 pjesmarrësve të kompeticionit.
Trajneri i Cityt u pyet për qëndrimin e tij në lidhje me Super Ligën në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Aston Villas, të martën, transmeton Periskopi.
Dhe spanjolli nuk u spraps aspak.
”Nëse më pyesni për këto skuadra që janë përzgjedhur për këtë kompeticion hipotetik në të ardhmen, nuk e di arsyen pse,” tha ai për ‘M.E.N’.
”Sporti? Nuk është sport nëse ka marrëdhënie mes përpjekjes dhe suksesit dhe nuk ka shpërblim. Nuk është sport nëse suksesi është i garantuar. Nuk është sport nëse nuk ka rëndësi nëse humb.
”Këtë e kam thënë disa herë, i dua kompeticionet më të mira që të jenë sa më të vështira që të jenë të mundura – veçanërisht në Premier League – dhe nuk është e drejtë kur një skuadër lufton për të arritur në maje dhe nuk mund të kualifikohet sepse suksesi tashmë është i garantuar për disa klube.”
Sipas ‘The Mirror’, Man City ndaloi konferencën për shtyp të Guardiolas, pavarësisht se ai ishte i gatshëm të vazhdonte të fliste rreth kësaj teme. /Periskopi.com/
?️ “It is not sport if it doesn’t matter if you lose”
Pep Guardiola shares his thoughts on the European Super Leaguepic.twitter.com/DtSd4TdtPh
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) April 20, 2021