Bota e futbollit po i injoron problemet që do t’i zgjidhë Super Liga Evropiane

Bota e futbollit po i injoron problemet që do t’i zgjidhë Super Liga Evropiane

”Lakmia,” sipas presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin është ajo që i motivoi 12 klubet më të mëdha evropiane që të krijojnë ligën e vetë.

Marrë parasysh çka është zbuluar që prej kur Super Liga u themelua zyrtarisht të dielën, ai ka të drejtë. Të pasurit janë të interesuar që të bëhen më të pasur, transmeton Periskopi.

Mirëpo, kjo nuk nënkupton se UEFA, Premier League dhe futbolli evropian në përgjithësi duhet ta mohojë iniciativën pa i ekzaminuar fillimisht rrethanat. Sporti po përballet me probleme ekzistenciale, disa prej të cilave i adreson Super Liga Evropiane.

Futbolli ka një problem gjenerate. Një studim së fundmi tregoi se vetëm 53% e 24-vjeçarëve apo më të rinj janë identifikuar si fansa të sportit, krahasuar me 63% e moshës madhore.

Presidenti i Real Madridit dhe presidenti i Super Ligës, Florentino Perez e potencoi këtë në një intervistë të dhënë të hënën mbrëma.

”Të rinjtë më nuk janë të interesuar në futboll,” tha ai. ”Pse? Sepse ka shumë ndeshje të kualitetit të dobët dhe nuk janë të interesuar, ata kanë platforma tjera për ta shpërqëndruar veten.”

Perez gjithashtu sugjeroi se ndeshjet e futbollit duhet të shkurtohen për t’i nxitur fansat e rinj të futbollit. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: