7 gjëra që acarojnë më shumë njerëzit gjatë njohjeve online

7 gjëra që acarojnë më shumë njerëzit gjatë njohjeve online

Karantina na goditi rëndë të gjithëve, por në veçanti njerëzit që nuk kanë gjetur ende të duhurin. E vetmja shpresë përgjatë vitit të fundit ishin njohjet dhe takimet virtuale, të cilat jo gjithmonë shkojnë mirë.  E keni parasysh që seleksionimi nis që nga ftesa në Instagram?

Ka diçka tek Bio e tyre apo tek mënyra sesi e nisin bisedën që të bën të pendohesh pse ia dhe shansin për ta njohur, qoftë edhe online. Më poshtë do të gjeni një listë me gjëra që acarojnë njerëzit në njohjet online.

1.

“Fakti që nuk kanë asnjë përshkrim në bio. Sigurisht që s’do të kombinoj me ty sepse s’di si ta nis bisedën.”

2.

“Kur pas 5 minutash fillojnë të marrin në pyetje dhe duan të dinë peshën, gjatësinë, dendësinë e flokëve, etj.”

3.

“Kur tregohen arrogant që në fjalinë e parë që shkruajnë.”

4.

“Kur guxojnë dhe marrin në kamera që në bisedën e parë.”

5.

“Kur shkruajnë keq. Humbasin pikë nëse gabimet në fjali janë të përsëritura. Tregon më shumë seç duhet për të.”

6.

“Kur vendosin emrat e bizneseve që zotërojnë në Bio. Tmerr.”

7.

“Shqetësohem kur shoh të shkruar fjalët: “honest”, “Don’t be fake” apo “keep it real”. Nuk e pranoj fare.”

Shpërndaje në: