Nuk përmbahen tifozët e Liverpoolit: Protestojnë ashpër SuperLigën, shpallin vdekjen e klubit
Krijimi i SuperLigës Evropiane e ka zënë në befasi dhe e ka tronditur botën e futbollit, pavarësisht paralajmërimeve të Arsene Wengerit prej vitit 2009. Tashmë tifozët e Liverpoolit janë të parët që kanë nisur protestën.
Edhe pse klubi i tyre do të jetë pjesë e të ashtuquajturës “SuperLigë Evropiane”, disa tifozë edhe në kohë pandemie janë mbledhur jashtë stadiumit Anfield Road për të protestuar veprimin e turpshëm të skuadrës së tyre.
“Turpi të mbuloftë, U prehtë në Paqe, Liverpool FC 1892-2021” – shkruhet në njërin prej tyre, përcjell Periskopi.
Në tjetrin thjesht thuhet se “Tifozët e Liverpoolit janë kundër Super Ligës Evropiane”.
Edhe kryeministri i Britanisë së Madhe ka kritikuar ashpër një veprim të tillë, duke paralajmëruar edhe masa ndëshkimore ndaj këtyre klubeve. /Periskopi