E shpjeguar: Çka është saktësisht Super Liga Evropiane dhe cili do të jetë formati
Të dielën pas mesnate u zyrtarizua krijimi i Super Ligës Evropiane që është themeluar nga 12 klubet fillestare pjesmarrëse.
Super Liga Evropiane synon që të dalë nga ombrella e UEFA-s dhe FIFA-s, shkruan Periskopi.
Sa skuadra do të marrin pjesë në Super Ligën Evropiane?
Sipas ‘The Times’, kompeticioni i ri do të përbëhet nga 20 skuadra pjesmarrëse, përfshirë 15 klube themeluese dhe pesë skuadra të tjera që do të kualifikohen në këtë garë bazuar në performancat sezonale. Deri në këto momente, është e paqartë si do të distribuohen këto pesë vende.
Cili do të jetë formati i kompeticionit?
Këto 20 skuadra do të ndahen në dy grupe me nga 10 skuadra, me top katër skuadrat e secilit grup që do të luajnë në cerekfinale, teksa finalja do të luhet me një ndeshje.
Cilat skuadra do të marrin pjesë në Super Ligën?
Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Arsenal, Tottenham, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Juventus, AC Milan dhe Inter janë 12 skuadrat që kanë siguruar pjesmarrjen në këtë garë, derisa Bayern Munichu dhe PSG ende nuk janë përfshirë.
A do të vazhdojnë të luajnë këto klube nëpër ligat e tyre?
Po. Këto klube deri tash kanë shprehur dëshirën që të vazhdojnë të luajnë nëpër ligat nacionale. Mirëpo, disa prej ndeshjeve të Super Ligës pritet të luhen në fundjavë dhe kjo mund të shkaktojë konflikt serioz me Federatat. /Periskopi.com/