Sir Alex Ferguson e thotë zëshëm dhe qartë: Super Liga Evropiane i jep fund historisë së futbollit

Sir Alex Ferguson e thotë zëshëm dhe qartë: Super Liga Evropiane i jep fund historisë së futbollit

Bota e futbollit është goditur nga raportet se 12 klubet më të mëdha evropiane janë marrë vesh që të formojnë Super Ligën Evropiane.

Top gjashtë klubet e Premier Leagues thuhet se janë pajtuar me planet për krijimin e garës kontraverse, e cila do ta rivalizonte direkt Champions Leaguen, transmeton Periskopi.

Premier League, La Liga dhe Serie A kanë reaguar me ashpërsi kundër formimit të këtij kompeticioni.

Situata është shumë e thjeshtë, askush – përvec pronarëve të të klubeve të përfshira – nuk e dëshiron Super Ligën Evropiane.

Kundër saj janë shprehur shumica e figurave të famshme, përfshirë edhe legjendën e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

Duke folur për ‘Reuters’, skocezi potencoi se Super Liga Evropiane do t’i jepte fund ”historisë 70-vjecare të futbollit.”

”Super Liga është një hap larg futbollit 70-vjecar evropian,” tha Ferguson. ”Si lojtar për një skuadër provinciale në të 60-tat dhe si trajner i Aberdeen të fitosh Kupën Evropiane, për një klub të vogël provincial në Skoci ishte si të ngjitesh në Everest.

”Evertoni po shpenzon 600 milionë euro në ndërtimin e stadiumit të ri me ambicien për të luajtur në Champions League. Fansat e duan garën sic është.

”Në kohën time te United ne luajtëm në katër finale të Champions Leagues dhe ato gjithmonë ishin netët më të vecanta.

”Nuk jam i sigurtë nëse Manchester United është përfshirë në këtë, pasi nuk jam pjesë e proceseve vendimmarrëse.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: