Super Liga Evropiane, reagim emocional nga Gary Neville: Jam absolutisht i neveritur
Planet për Super Ligën Evropiane pritet të konkludohen sonte dhe kjo padyshim se do ta ndryshonte përgjithmonë futbollin si e njohim.
12 klubet kryesore evropiane, minus ato të Gjermanisë dhe Francës, janë marrë vesh për formimin e një lige në vete, jashtë ombrellës së UEFA-s e FIFA-s, shkruan Periskopi.
Organizatat dhe federatat më të mëdha evropiane, përfshirë edhe kryeministrin anglez Boris Johnson, kanë dalë kundër kësaj ideje të cilën po e konsiderojnë si të rrezikshme për futbollin.
E aspak i impresionuar me këtë lëvizje është shprehur edhe Gary Neville, i cili ka thënë:
”Jam fans i Manchester Unitedit dhe kam qenë për 40 vite por jam i neveritur, absolutisht i neveritur me Unitedin dhe Liverpoolin më së shumti.
”Liverpooli që thotë se ‘kurrë nuk do të ecësh vetëm’, klubi i njerëzve, klubi i fansave, Manchester United 100-vite, i lindur rreth punëtorëve dhe të futet në një ligë pa konkurrencë, nga cila ligë nuk mund të bie.
”Kjo është absolutisht turpëruese.” /Periskopi.com/
“I’m a Manchester United fan… but I’m disgusted.”
Former Man Utd footballer Gary Neville condemned the teams involved in plans for a European super league breakaway, including Manchester United and Liverpool FC.
Read more: https://t.co/0EBHIqRMwS pic.twitter.com/ZGCa4wQ9Yy
— Sky News (@SkyNews) April 18, 2021