Futbollit si e njohim po i vjen fundi, reagon edhe Boris Johnson: Kërkoj që të merren masa
Në lidhje me formimin e Super Ligës Evropiane që do t’i jepte fund futbollit sipas platformës që e njohim, ka reaguar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson.
Super Liga Evropiane pritet të konkludohet sonte dhe kundër saj kanë dalë UEFA, FIFA, Premier League, La Liga e Serie A, shkruan Periskopi.
E i fundit që ka reaguar është edhe Johnson duke shkruar në Twitter:
”Planet për Super Ligën Evropiane janë shumë dëmtuese për futbollin dhe ne mbështesim autoritetet që të marrin masa. Ata do ta godasin në zemër sportin dhe do t’i shqetësojnë fansat në vend.
”Klubet e përfshira duhet t’i përgjigjen fansave dhe komunitetit të gjërë të futbollit para se të marrin hapa të tjerë.” /Periskopi.com/