Super Liga Evropiane konkludohet sonte, reagon ashpër UEFA: Kërcënon rëndë klubet e përfshira

Super Liga Evropiane konkludohet sonte, reagon ashpër UEFA: Kërcënon rëndë klubet e përfshira

Sonte do të konkludohen planet për Super Ligën Evropiane, e cila duket se do të vijë shumë më shpejt se që e kishim pritur.

‘RMC’ raportoi e para rreth zhvillimit sensacional, duke thënë se klubet e përfshira janë Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Inter, Milan dhe Juventus, transmeton Periskopi.

Kjo garë pritet ta rivalizojë Champions Leaguen dhe kompeticionet e tjera.

Mirëpo, UEFA, Premier League, La Liga dhe Serie A kanë dalë me komunikatë të hapur të përbashkët tash duke kërcënuar me ndërmarrje të masave nëse kjo ndodhë.

Më poshtë, komunikata e përbashkët e publikuar në uebfaqen zyrtare të UEFA-s:

”UEFA, Shoqata e Futbollit Anglez dhe Premier League, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe LaLiga, dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe Lega Serie A kanë mësuar se disa klube angleze, spanjolle dhe italiane mund të planifikojnë të shpallin krijimin e një të ashtuquajture Super League të mbyllur.

”Nëse kjo do të ndodhte, ne dëshirojmë të përsërisim se ne – UEFA, FA Angleze, RFEF, FIGC, Premier League, LaLiga, Lega Serie A, por edhe FIFA dhe të gjitha shoqatat tona anëtare – do të qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet tona për të ndaluar këtë projekt cinik, një projekt që bazohet në interesin e vetë të disa klubeve në një kohë kur shoqëria ka nevojë për solidaritet më shumë se kurrë.

”Ne do të shqyrtojmë të gjitha masat në dispozicion për ne, në të gjitha nivelet, gjyqësore dhe sportive, në mënyrë që të parandalojmë që kjo të ndodhë. Futbolli bazohet në gara të hapura dhe merita sportive; nuk mund të ketë ndonjë mënyrë tjetër.

”Siç ishte njoftuar më parë nga FIFA dhe gjashtë Federatat, klubet në fjalë do të ndalohen të luajnë në çdo konkurs tjetër në nivel vendas, Evropian ose botëror dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare.

”Ne falënderojmë ato klube në vendet e tjera, veçanërisht klubet franceze dhe gjermane, të cilët kanë refuzuar të regjistrohen në këtë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë dashamirëve të futbollit, mbështetësve dhe politikanëve, të bashkohen me ne në luftën kundër një projekti të tillë nëse do të shpallet. Ky interes i vazhdueshëm personal i disave ka vazhduar për shumë kohë. Mjaft është mjaft.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: