Ballkani e Drita nuk gabojnë, vazhdojnë luftën dhëmbë për dhëmbë
Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 29-të të parapara të luhen sot.
Favoritët, Ballkani dhe Drita fituan përballjet e tyre kundër Feronikelit respektivisht Trepcës 89, shkruan Periskopi.
Ballkani triumfoi 2-0 kundër ‘Niklit’ falë golave nga Krasniqi 35′ dhe Daku 76′.
Në anën tjetër, Drita fitoi minimalisht 1-0 si mysafir i Trepcës në Mitrovicë, falë golit të Alidemjat në minutën e 54-t.
Pas këtyre fitoreve, Dritën dhe Ballkanin vazhdojnë t’i ndajnë tri pikë në krye të tabelës, me gjilanasit që zënë pozitën e parë me 64 pikë.
Në anën tjetër, Trepca 89 dhe Feronikelit zënë pozitat gjashtë dhe shtatë me nga 35 respektivisht 34 pikë. /Periskopi.com/