Mbyllen pjesët e para: Ballkani në epërsi kundër Feronikelit, pa gola në Mitrovicë
Kanë përfunduar pjesët e para nga dy ndeshjet e parapara në program sot, të vlefshme për javën e 29-të në Superligë, shkruan Periskopi.
Ballkani është duke avancuar 1-0 si mysafir i Feronikelit, falë një goli nga Ermal Krasniqi në minutën e 34-t.
Në përballjen tjetër mes Trepça ’89 dhe Dritës, nuk pati gola pas intervalit të parë. /Periskopi.com/