Akil Gjakova flet për herë të parë pas triumfit të lavdishëm në Kampionatin Evropian
Akil Gjakova ka reaguar në Instagram pas triumfit në Kampionatin Evropian, duke falënderuar trajnerin e tij dhe të gjithë ata që e mbështetën.
Gjakova triumfoi ndaj izraelitit Tohar Butbul për të fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos në Lisbonë.
Akili arriti të fitojë me IPPON në Golden Score, me një lëvizje fantastike duke e mposhtur Butbul, për të rrëmbyer medaljen e parë të artë të Kosovës në kategorinë e meshkujve.
Pas fitores historike, Gjakova shfrytëzoi rrjetin e tij social, Instagram, për të falënderuar trajnerin Driton Kuka dhe të gjithë tifozët për mbështetjen.
“Faleminderit te gjithëve për përkrahjen dhe besimin”, deklaroi Gjakova në Instagram.
View this post on Instagram