Emocionuese: Momenti kur Akil Gjakova shpallet kampion i Evropës pasi mposht kundërshtarin izraelit
Akil Gjakova është kampion i Evropës në xhudo.
Driton Kuka e ka bërë përsëri… kësaj radhe jo me Majlinda Kelmendin, as me ndonjërën prej xhudisteve femra, por me Gjakovën i cili ishte thjesht brilant në Lisbonë, shkruan Periskopi.
Ai në finle mposhti izraelitin Tohar Butbul, duke u shpallur kampion në kategorinë -73kg.
Pasi triumfoi në Golden Score, u vërejt qartë egzaltimi i Gjakovës dhe i miliona shqiptarëve anë e mban botës.
Ta përjetojmë edhe një herë momentin. /Periskopi.com/