Pamje turpëruese: Shqelma e grushte në futbollin kosovar

Pamje turpëruese: Shqelma e grushte në futbollin kosovar

Edhe 22 vite pas luftës, futbolli kosovar vazhdon të përballet me probleme demigruese si dhuna.

Gjithçka ka nisur pas goli të parë të shënuar nga Fushë Kosova, me anë të penalltisë, teksa gjatë kohës kur ata po festonin, lojtarët e Vjosës kërkuan të nisnin menjëherë lojën, por kjo u ndalua nga gjyqtari i takimit.

Kjo ka irrituar së tepërmi lojtarët e Vjosës, të cilët më pas kanë nisur përplasjet me futbollistët kundërshtarë, ku nuk munguan grushtet dhe shqelmat mes palëve.

Një sherr masiv plasi në fushë ndërmjet lojtarëve dhe bankës rezervë të skuadrave, kjo gjë bëri që gjyqtari i takimit të ndërprejë ndeshjen.

Përleshjen ndërmjet skuadrave mund ta shikoni këtu: VIDEO

Shpërndaje në: