Chelsea tregon se është pretendent për titull në CL, mposht Man Cityn në gjysmëfinale të FA Cup
Chelsea ka mposhtur Manchester Cityn në gjysmëfinale të FA Cup, për të siguruar finalen e trofeut më të vjetër në futboll, shkruan Periskopi.
Vetëm një gol ndau dy skuadrat, me Hakim Ziyechin që e realizoi atë për ‘Të Kaltërit’ në pjesën e dytë.
Në finale, djelmoshat e Thomas Tuchelit do të ndeshen me fituesin e ndeshjes Leicester – Southampton që luhet nesër. /Periskopi.com/