Zyrtare: Flick kërkon largimin nga Bayerni
Hansi Flick sapo ka konfirmuar largimin e tij nga Bayern Munchen.
Flick duke folur pas triumfit ndaj Wolfsburgut në Bundesligë ka konfirmuar largimin e tij nga “Bavarezët”.
Lajmin e kanë konfirmuar të gjitha mediat gjermane, gjithashtu edhe gazetari i “BILD”, Derek Rae.
Flick drejtoi Bayernin në tripletën e tyre të dytë në 10 vitet e fundit.
“Kam folur me klubin këtë jave dhe jam i vendosur që kontrata ime të mbarojë në verë”, tha ai.
“Klubi e di vendimin tim, gjithashtu edhe lojtarët”, përfundoi Hansi Flick.