Nuk ka kohë as për frymëmarrje, dy gola për dy minuta: Tinejxheri sensacional i bavarezëve nuk ka të ndalur
Dy gola për dy minuta janë shënuar në ndeshjen mes wolfsburgut dhe Bayernit, nga një nga secila skuadër, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesligë, shkruan Periskopi.
Ishte një finish fantastik nga Weghorst, i cili me të parën qëlloi cakun me një goditje zhagas në minutën e 35-të, duke ngushtuar disavantazhin e Wolfsburgut në 2-1.
Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë 18-vjecari sensacional i Bayernit, Mustala shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin.