6 bimët barishtore që duhet t’i përdorë kushdo që e quan veten mjeshtër në kuzhinë
Bimët barishtore mund të shtojnë një shije të veçantë në çdo pjatë. Janë si qershia mbi tortë – jo të nevojshme me patjetër, por sigurisht që kanë rëndësinë e tyre për një shije më të sofistikuar. Nëse doni të krijoni një mini-kopsht me këto barishte, ja një guidë me 6 bimë që duhet t’i keni me patjetër.
Borzilok
Si mund të mungojë borziloku për peston e famshme italiane? Përpos kësaj, mund ta vendosni në shumë gatime, si sanduiçe, sallatë, domate, mocarela dhe vaj ulliri. Mos e ndani as nga makaronat dhe picat.
Majdanozi
Aroma e majdazonit është e butë dhe shkon pothuajse me gjithçka. Kjo bimë shton ngjyrë dhe aromë qoftë si zbukurim, ashtu edhe kur e copëtoni dhe e hidhni sipër. Majdanozi shkon me peshkun e pjekur në skarë, biftek ose patatet e pjekura.
Koriandër
Aroma e koriandrës është pak më e mprehtë se ajo e majdanozit, ndonëse ngjasojnë në pamje. Shkon shumë mirë me salcat, gatimet e zjera dhe sallatat. Mund ta përdorni edhe me gatimet me peshk dhe pulë.
Kopra
Gjethet e imta të koprës japin një aromë të freskët dhe është e përsosur për prodhimet e detit, veçanërisht salmonin. Mund ta përzieni me krem djathi ose kos të ftohtë për më shumë shije. Kombinojeni me sallatë me kastravecë dhe patete.
Rozmarina
Rozmarina është një nga bimët më aromatike dhe i jep një tjetër shije mishit të qengjit, salcave të domates dhe disa lloje bukësh si fokaçe.
Nenexhik
Nenexhikun mund ta shtoni në pije, përfshirë çaj ose limonadë, ose kokteje si mojito apo lëngje të freskëta. Kur vjen puna te ushqimi, nenexhiku shkon me mishin e qengjit, por mund të përzihet në një larmi sallatash.