A mund të mbetesh shtatzënë, ndërsa je shtatzënë? Është e rrallë, por jo e pamundur!
Në vitin 2016, Jessica Allen, pranoi të ishtë nënë surrogate për një çift, sepse donte t’i ndihmonte ata të përjetonin gëzimin e prindërimit. Kur ishte 6-muajshe, ajo mori një lajm befasues: Po mbante dy foshnje.
Në atë kohë, mjeku mendoi se bëhej fjalë për binjakë identikë, por testet e ADN-së zbuluan se kjo nuk ishte aspak e vërtetë. Foshnja e dytë ishte fëmija biologjik i Allen dhe bashkëshortit të saj. Pra, ajo mbeti shtatzënë, ndërsa ishte shtatzënë.
Allen dhe bashkëshorti i saj fituan kujdestarinë e plotë të djalit të tyre biologjik, por historia solli vëmendjen në një fenomen tepër të rrallë të njohur si superfetacion. Megjithëse është e zakonshme në gjitarët e tjerë, është raportuar shumë pak herë tek njerëzit, sipas New York Times.
Mjekët nuk e dinë ende me saktësi pse ndodh superfetacioni. Deri më tani, raportet e rasteve tregojnë se shtatzënia e dytë ka tendencë të ndodhë afërsisht dy ose katër javë pas shtatzënisë së parë. Dhe meqenëse foshnjat janë kaq të afërta në moshë, një nënë që përjeton superfetacion përballet me rreziqe të mundshme si lindja e parakohshme, presioni i lartë i gjakut edhe lindjet rezultojnë të jenë të suksesshme.
Dr. Jennifer Ashton në një intervistë me ABC News thekson se superfetacioni është shumë shumë i rrallë.
“Ka më shumë gjasa që të goditeni nga rrufeja apo të fitoni llotarinë sesa t’ju ndodhë kjo”, u shpreh ajo.
Burimi: Insider, Healthline