Mbyllen ndeshjet: Arsenal, Man United, Roma dhe Villarreal në gjysmëfinale të Europa Leagues
Arsenal, Manchester United, Roma dhe Villarreal kanë prerë biletën për në gjysmëfinale të Europa League.
“Topçinjtë” eliminuan Slavia Pragën, “Djajtë e Kuq” eliminuan Granandën, Roma e mposhti Ajaxin derisa Dinamo e shqiptarëve u eliminua nga Villarreali.
Arsenali gaboi në sfidën e parë në Angli, duke barazuar 1-1 me Slavia Pragën, por e ka shkatërruar atë duke triumfuar me rezultat 4-0.
Pepe, Saka dhe dy gola Lacazette shënuan për triumfin e Arsenalit që preu biletën për në gjysmëfinale të Europa League.
Në fitoren 2-0 të Man Unitedit kundër Granadas, shënuan Edinson Cavani 6′ dhe Vallejo autogol 90′. /Periskopi.com/