Liridon Krasniqi do ta përfaqësojë për herë të parë Kombëtaren e Malajzisë
Liridon Krasniqi është ftuar nga Kombëtarja e Malajzisë për herë të parë.
29 vjeçari do të jetë i ftuar për dy ndeshje miqësore që zhvillohen gjatë muajit maj.
Malajzia gjatë muajit maj do t’i luajë dy miqësore, para ndeshjeve të rëndësishme në qershor ndaj Emirateve të Bashkuara të Arabisë, Vietnamit dhe Tailandës.
Ish-lojtari i Kosovës do të udhëtojë për në Malajzi dhe para këtyre ndeshjeve do të vaksinohet me vaksinën anti-Covid19.
Liridon Krasniqi aktualisht luan për klubin Newcastle Jets ,(A-League) në Australi, kurse karrierë ka bërë edhe te ekipe si Mlada Boleslav, Ankaraspor, Kedah dhe Melaka United.