Biri i Andy Ruiz Jr tregon aftësi drithëruese duke u stërvitur me boksierin e njohur
Para mecit të shumëpritur kundër Billy Joe Saunders, Canelo Alvarez ka punuar shumë në palestër, derisa kërkon ta mbrojë titullin e peshës së mesme të cilin ai e ka pasur që nga 19 dhjetori i vitit të kaluar.
Dhe në palestër Alvarez pati rastin të punonte me birin e Andy Ruiz Jr, Andy III, transmeton Periskopi.
Ruiz Jr dhe Canelo stërviten në të njejtën palestër, e cila drejtohet nga trajneri i njohur Eddy Reynoso.
Djaloshi i ri u pa në Instagram duke i mbajtur dorezat për Alvarezin me një buzëqeshje në fytyrë.
Andy III padyshim se është fans i boksit dhe nuk do të ishte befasi nëse ai një ditë ndjekë hapat e babait.
Ruiz Jr rikthehet në aksion më 1 maj, 2021 kundër Chris Arreolas, që është meci i parë i meksikanit që prej kur humbi nga Anthony Joshua në dhjetor të vitit 2019. /Periskopi.com/
Andy Ruiz’s son and @Canelo are having a blast in the gym ?
(via @Andy_destroyer1, @CaneloTeam) pic.twitter.com/pwAEcaIbLi
— ESPN Ringside (@ESPNRingside) April 14, 2021