Casemiro iu hakmor James Milnerit brutalisht dhe Zidane ishte absolutisht i ngazëllyer

Casemiro iu hakmor James Milnerit brutalisht dhe Zidane ishte absolutisht i ngazëllyer

U desh të luftonte shumë, por Real Madridi arriti të kalojë në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Në fakt, përballja u fitua në ndeshjen e parë.

Skuadra e Zinedine Zidane mposhti Liverpoolin 3-1 në ‘Alfredo Di Stefano’, teksa ndali ‘Të Kuqtë’ me një barazim pa gola në përballjen e kthimit, transmeton Periskopi.

Madrilenët nuk i patën tre mbrojtësit kryesorë, por kujt i duhen mbrojtësit kur keni Casemiron në përbërje?

Braziliani u shpall me plot meritë ‘Lojtari i Ndeshjes’ për paraqitjen e tij në pozitën e mesfushorit defanziv.

Ai ishte absolutisht brilant.

Dhe veprimet e tij në pjesën e parë diktuan atmosferën.

Në minutat fillestar, kapiteni i Liverpoolit, James Milner u fut në një duel të fuqishëm me Karim Benzeman, por anglezi shpëtoi pa u ndëshkuar.

Casemiro nuk e pati ndërmend ta linte me aq.

Brenda pak minutave, ai u hakmor për bashkëlojtarin.

Me topin në afërsi të vijës anësore para bankës së Liverpoolit, Casemiro absolutisht e demoloi Milnerin. Stafi i Liverpoolit – përfshirë Jurgen Kloppin – dhe lojtarët reaguan me frustrim, teksa Caemiro u kap me Andy Robertsonin. Në prapaskenë u pa Zidane duke qeshur me ngazëllim.

Image

Casemiro u ndëshkua për ndërhyrjen e tij por mesazhi ishte i qartë.

 

Shpërndaje në: