8 arsye pse ekspertët thonë se ‘seksi i ngadaltë është më i mirë’

8 arsye pse ekspertët thonë se ‘seksi i ngadaltë është më i mirë’

Seksi i shpejtë nuk duhet të jetë lloji i vetëm i seksit që bëni, veçanërisht kur keni kohë për më shumë. (Edhe nëse nuk keni, gjejeni kohën…)

Kate Balestrieri, seksologe, thotë se “ju mund të ndjeni gjithçka edhe gjatë seksit të shpejtë, por seksi i ngadaltë, i jep më shumë kohë trurit për të përpunuar përvojën e secilës ndjesi”. Seksi është një përvojë multi-shqisore dhe kur e ngadalëson, ti ke mundësi të shijosh më shumë, më shumë pamje, tinguj, aromë, shije dhe prekje.

Kate, tregon edhe 7 arsye të tjera pse seksi i ngadaltë duhet të jetë me patjetër më i shpeshtë në jetën në çift:

– Mund t’ju lidhë më shumë me njëri-tjetrin, përmes kontaktit me sy.

– Mund ta ndjeni njëri-tjetrin më shumë, në disa nivele.

– E bën paralojën të duket më interesante.

– Seksi zgjat më shumë.

– Ka më shumë potencial për orgazëm.

– Ju lejon më shumë kreativitet.

– Heq presionin e orgazmës për të dy partneret, duke u fokusuar më shumë tek eksperienca.

Burimi: Men’s Health

Shpërndaje në: