Man City eleminon Dortmundin dhe kalon në gjysmëfinale të Champions Leagues
Takimi i parë mes dy skuadrave përfundoi 2-1 në të mirë të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.
Edhe pse Dortmund e fillojë më mirë ndeshjen e dytë, duke shënuar golin e parë në minutën e 15-të nga Jade Bellingham, në fund u eliminuan.
Riyad Mahrez shënoi në minutën e 55-të, për të barazuar shifrat nga pika e bardhë.
Ndërsa, epilogun përfundimtar ndeshjes ia dha Phil Foden, duke shënuar gol pas asistimit të Bernardo Silvas në minutën e 75-të.
Ndeshja e parë mes Manchester City dhe Paris Saint-Germain në gjysëmfinale do të luhet më 27 prill.